Një skuadër fituese nuk ndryshon. Është ky principi që kanë menduar drejtuesit e Golden State të aplikojnë për të nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Hapin e parë skuadra kampione e NBA e bëri duke rinovuar me Stephen Curry për shifrën rekord prej 201 milionë Dollarësh. Pas tij radhën e pati ai që u shpall MVP i finaleve të këtijk sezoni, Kevin Durant. Ky i fundit që në 1 korrik ishte lojtar i ri vendosi të nënshkruajë sërish me Warriors dhe këtë radhë bëhet fjalë për një kontratë 2 vjeçare për 53 milionë Dollarë duke realizuar dëshirën e tij për të qëndruar te Golden State. Kalifornianët nuk e mbyllën këtu çështjen e rinovimeveve, së fundmi kanë firmosur kontratat e tyre të reja edhe Shaun Livingston e Andre Igoudala.
sfidanti.al