Më të mirët e NBA; Russell Westbrook, ylli që shkëlqeu në sezonin e rregullt.

NBA mbylli zyrtarisht sezonin 2016/2017 me ceremoninë e dhënies së çmimeve për më të mirët të zhvilluar në New York në spektaklin e prezantuar nga rapperi Drake. Ai që shkëlqeu më shumë ishte Russell Westbrook, me basketbollistin e Oklahoma City Thunder që u shpall MVP  i sezonit të rregullt duke lënë pas James Harden të Houston Rockets dhe Kawhi Leonard të San Antonio Spurs. ‘Është një bekim për mua-tha Westbrook- një cmim i jashtëzakonshëm dhe një nder për mua që të jem përkrah të gjithë atyre që janë përfshirë në Hall of Fame dhe që kanë marrë këtë cmim. Është dicka që nuk e kisha imagjinuar kurrë, jam tejmase i lumtur’. Tjetër çmim që u dha në këtë mbrëmje ishte ai i trajnerit më të mirë të sezonit të rregullt që i shkoi pikërisht Mike D’Antoni të Houston ndërsa Lojtari debutues më i mirë rezultoi Malcolm Brogdon i Milwaukee që la pas Dario Saric.

sfidanti.al