Gianluigi Donnarumma ka mohuar lajmet e fundit se e ka shkarkuar agjentin Mino Raiola.
Portieri i talentuar italian i Milanit, Gianluigi Donnarumma, ka thyer heshtjen, duke mohuar raportimet e fundit se ka vendosur të shkarkojë agjentin, Mino Raiola.
Gjatë orëve të fundit u tha se Donnarumma ka vendosur të largojë Raiolan dhe të rinovojë kontratën me klubin pas tensioneve mes familjes dhe përfaqësuesit.
Gjithsesi, 18-vjeçari ka thyer heshtjen më në fund përmes rrjetit social Twitter.
“#Donnarumma #Raiola Dje, sot dhe nesër!”, ka shkruar ai.
Donnarumma është në vitin e fundit të kontratës te Milani dhe ka refuzuar të vazhdojë kontratën me klubin.
Real Madridi dhe Juventusi janë dy skuadrat më të interesuara për 18 vjeçarin. /Express/