Në histori ka një boksier edhe më të famshëm sesa Floid Meiudher!

Megjjithëse Floid Meiudher ka një rekord impresiv prej 49 ndeshjesh, të gjitha fitore, dhe asnjë humbje, në historinë e boksit figuron edhe një boksier tjetër që e ka arritur këtë rekord shumë kohë para tij! Ky është boksieri me origjinë italiane, Roki Marçiano, që ka shërbver si frymëzim për filmin “Roki”(Rock from Brockton) dhe që është një nga kampionët më të mëdhenj në historinë e boksit të të gjithë kohërave. I njohur si një person timid (i turpshëm), i pakët në trup, jo më i gjatë sesa 1,79 cm dhe me një stil boksimi jo shumë të pëlqyeshëm, larg standardeve të boksit të sotëm në kategoritë e peshave të rënda, Roki Marçiano arriti që ta mbroi titullin e kampionit të botës plot gjashtë herë me radhë dhe të shënonte një rekord impresiv prej 49 fitoresh (43 me nokaut) dhe asnjë humbje!

Po ashtu, ai, tre vite me radhë, fitoi cmimin “Luftëtari i vitit” të revistës prestigjioze “Ring magazin” në vitet 1952-1954. Më 2006, ESPN-ja e shpalli fitoren e tij me nokaut, më 1952, ndaj Xhersi Xho Uollkotit si më të madhen në historinë e boksit profesionist.

Për fat të keq, në gusht 1969, Roki Marciano humbi jetën, kur avioni privat që ai po drejtonte, u rrëzua, për shkak të kushteve klimaterike të këqia, ndërsa ai po përpiqej që ta ulte avionin e tij në Ajova. Ai ishte vetëm 45 vjec.

Sfidanti.al