Formula 1, Williams mendon ‘divorcin’ me Mercedes për një ‘martesë’ me Hondën?

Ndërsa McLaren mendon të nisë bashkëpunimin me Mercedes në Botërorin e Formula 1 të vitit 2018, te Williams po mendohet e kundërta. Është e përditshma zvicerane ‘Blick’ ajo që flet për këto ndryshime te skuadra britanike e cila përdor motorët Mercedes që nga viti 2014. Nëse ajo që publikohet tek kjo e përditshme do të vërtetëohet atëherë Williams do të nisë një bashkëpunim të dytë me kompaninë japoneze pas atij të viteve 1983-1987 kur së bashku kanë mundur të fitojnë 24 gara me Nelson Piquet me brazilianin që në një rast fitoi edhe titullin botëror për pilotë.

sfidanti.al