Ronaldo “Fenomeni” rrëfeu për podcast-in “The Overlap” se si ndodhi largimi i tij nga Barça: “Nuk ishte zgjedhja ime, sepse gjithmonë do të kisha zgjedhur të qëndroja te Barcelona, por ata vendosën ndryshe. Në fund të vitit 1996, kishim arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën time. Ne nënshkruam kontratën e re, por, në fund, tre ose katër ditë më vonë, ata ndryshuan mendje dhe thanë: ‘Jo, nuk mund të të paguajmë kaq shumë. Duhet të të shesim!’”.
Ish-sulmuesi brazilian kujtoi me nostalgji momentin kur u transferua në Barcelonë. “Bobby Robson më priti mjaft mirë atje. Ai ishte një zotëri i vërtetë, një person i mrekullueshëm. Ai ishte personi më i mirë që kam takuar gjatë karrierës sime futbollistike”, tha “Fenomeni”.
Ish-sulmuesi brazilian komentoi gjithashtu mbi koston totale të transferimit: “Barça pagoi, mendoj, rreth 20 milionë dollarë. Në atë kohë ishte një shumë e madhe”.

