Palmeiras është kampioni i ri i Amerikës së Jugut! Skuadra braziliane triumfoi në finalen e Copa Libertadores, duke mposhtur Estudiantes de La Plata me rezultatin 1-0, në finalen e zhvilluar në stadiumin historik “Centenario” të Montevideos, në Uruguai. Heroi i mbrëmjes ishte Ramón Sosa, i cili shënoi golin vendimtar në minutën e 52-të, pas një aksioni të bukur të ndërtuar nga Arthur dhe Jhon Arias.
Estudiantes u përpoq deri në fund të gjente golin e barazimit, por portieri Carlos Miguel u kthye në një nga protagonistët kryesorë të finales, me ndërhyrje vendimtare që ruajtën avantazhin e brazilianëve. Për Palmeiras ky është trofeu i katërt i Libertadores në histori, pas triumfeve në vitet 1999, 2020 dhe 2021. Një sukses që konfirmon edhe një herë peshën e klubit brazilian në futbollin kontinental. Në krahun tjetër, trajneri Abel Ferreira shkruan një tjetër kapitull të artë, duke fituar trofeun për herë të tretë në karrierën e tij me Palmeiras.

