Rayan Cherki në radarin e Real Madridit, City kërkon 150 milionë

Real Madridi është vënë pas mesfushorit francez Rayan Cherki, lojtar i Manchester Cityt, sipas Telesport. Klubi spanjoll shpreson ta marrë yllin në verën e ardhshme, por çmimi i tij nuk zbret nën 150 milionë euro.

Cherki ka kontribuar këtë sezon me 5 gola dhe 2 asiste deri tani, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Cityt. Mesfushori me tipare sulmuese pëlqehet shumë nga Jose Mourinho dhe nga drejtuesit e Real Madridit, të cilët duken të gatshëm për një operacion të madh në merkato.

Francezi është nën kontratë me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2030. Vlera e tij në treg nuk është më pak se 150 milionë euro, një shifër që e vështirëson ndjeshëm ardhjen e tij në “Bernabeu”. Shpresa e vetme e Real Madridit për ta ulur këtë çmim është një dënim i mundshëm i Manchester Cityt, pas akuzave për të cilat Premier League e ka shpallur fajtor klubin anglez. Një sanksion i rëndë do ta lehtësonte operacionin për madrilenët. Përveç “Los Blancos”, interes konkret për Cherkin kanë edhe klube të tjera të mëdha, si Bayern Munich dhe sidomos PSG. Konkurrenca e tyre e rrit ndjeshëm koston e çdo tentative për ta transferuar francezin.