Vllaznia e Laçi e mbyllin në “paqe”

Vllaznia dhe Laçi nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 0-0 në “Loro Boriçi”, në javën e 13-të të “Abissnet Superiore”. Në “Loro Boriçi”, si shkodranët ashtu dhe kurbinasit krijuan volum loje, goditën dy herë shtyllat, pa harruar dhe nivelin e lartë të treguar nga dy porierët, Jukaj e Biba, që nuk lejuan pësimin e golit. Me këtë barazim Vllaznia ngjitet në kuotën e 16 pikëve, ndërkohë që Laçi është i pozicionuar në vend të fundit me 12 pikë.