Sivasspor ende pa qëndrim zyrtar për Manajn

Rey Manaj ka braktisur ditën e djeshme Turqinë nga “Kayseri Airport”, por çështja e tij me klubin e Sivasspor-in mund të kërkojë kohë për t’u zgjidhur. Lojtari bëri dje me dije se nuk ishte më një lojtar i klubit në fjalë pasi ky i fundit nuk kishte qenë korrekt me afatet e pagave të prapambetura. Lojtari lajmëroi ndërprerjen e njëanëshme të akordi me skuadrën pasi kjo e fundit nuk kishte përmbushur detyrimet financiare.

Në këtë pikë sipas medieve turke duhet parë me kujdes pozicioni i klubit pasi fakti që nuk ka publikuar një qëndrim zyrtar mbi këtë çështje ka lënë hapur derën për një rikthim të mundshëm të lojtarit, i cili në 13 ndeshje ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë dy asist gjatë sezonit aktual.