Të enjten Egnatia luan ndeshjen e 4-t në League Phase të Conference League ku pret Lincoln Red Imps në stadiumin “Air Albania”, në orën 18:45, me objektivin e qartë për të marrë fitoren e parë në këtë nivel. Shanset janë dhe me ndihmën e tifozëve rrogozhinasit pritet ta realizojnë këtë objektiv.
Ndeshja e së enjtes do të gjykohet nga arbitra suedezë. UEFA ka përzgjedhur një 4-she nga Suedia, me kryesor Oscar Johnson. Asistentë të tij do të jenë Marcus Lundgren Klitte dhe Sebastian. Edhe arbitri i 4-t është suedez, Mohammed Al-Hakim. Në dhomën e VAR-it do të jenë dy holandezë. Erwin Blank dhe Alex Bos.
Kryesori Johnson vetëm pak muaj më parë ka gjykuar një tjetër skuadër shqiptare në Europë, Dinamon, në fitoren 1-4 në fushën e Astanës, që solli edhe kualifikimin e bluve kryeqytetas. Ndoshta arbitri suedez i sjell fat edhe Egnatias në Europë për të marrë fitoren e parë në League Phase. Kampionët e Shqipërisë kanë 2 pikë pas 3 ndeshjeve të zhvilluara deri tani, me 2 barazime ndaj kundërshtarëve danezë dhe 1 humbje ndaj Universitatea Kraiovës.

