Rikthehet Kompany: Gëzoj shëndet të plotë

Rikthimi i klubeve në aksion pas pushimit të detyruar për shkak të Nations League ka nisur me një lajm në Mynih ku sot, në sallën e konferencës për shtyp, ishte prezent vetë Vincent Kompany.

Belgu ka lënë pas problemet shëndetësore dhe tashmë është gati të rikthehet në aksion me Bayern-in e tij, i cili të premten mbrëma pret 1. FC Köln. “Kam kaluar momente të vështura larg ekipit, sepse për mua vendi më i mirë është ai në stol. Nga shtëppia gjithçka duket si më larg. Por njëkohësisht kam shijuar shumë ndeshjen që kemi zhvilluar në Madrid kundër Atletico-s. Reagimi i ekipit ishte madhështor, mund ta rendis atë takim mes më të mirëve të karrierës sime”, tha tekniku belg i Bayern-it, i cili pak javë më parë vuajti nga një formë e ashpër e meningjitit.