Basketbollisti amerikan, Greene Da’monte Khiree, është arrestuar në Nigeri pas dyshimeve se tentoi të kontrabandonte rreth 34 kilogramë marijuanë në vend. Basketbollisti rrezikon dënim me burgim të përjetshëm. Sipas Agjencisë Kombëtare për Zbatimin e Ligjit kundër Drogave në Nigeri (NDLEA), Khire është 28-vjeç, me origjinë nga shteti i Xhorxhias në SHBA.
Ai u ndalua të mërkurën e kaluar në aeroportin kryesor të Lagosit, pasi kishte mbërritur nga Tajlanda, përmes Emirateve të Bashkuara Arabe. Sipas informacioneve basketbollisti u ndalua teksa po përpiqej të largohej nga aeroporti vetëm me bagazhin e dorës, pasi kishte braktisur dy valixhe të regjistruara. Gjatë kontrollit nga autoritetet në valixhet e tij u zbuluan 32 paketime me marijuanë, me një peshë totale prej 33.95 kilogramësh, si dhe një pajisje gjurmimi. Në këtë mënyrë pretendohet se të dhënat e gjetura në telefonin e tij tregojnë se Khire kishte dijeni dhe përfshirje në aktivitetin e trafikut të drogës. Damonte Greene figuron në listën e lojtarëve të ekipit Pattani Raptors, që konkurron në Ligën Premier të Tajlandës. Ai ka luajtur basketboll në kolegj m

