Përplasja mes Mauro Icardit dhe ish-bashkëshortes së tij, Wanda Nara, ka marrë një tjetër kthesë, duke u zhvendosur edhe në rrjetet sociale dhe duke përfshirë tashmë edhe partnerin aktual të showgirl-it argjentinas, Martín Migueles.
Sipas raportimeve të medieve italiane, gjithçka nisi pasi Wanda Nara u paraqit në banesën e ish-bashkëshortit, pas një telefonate alarmi nga vajza e tyre, e cila kishte kërkuar ndihmë për shkak të sjelljeve të pretenduara agresive të futbollistit. Ngjarja tashmë pritet të shqyrtohet nga autoritetet gjyqësore, të cilat do të duhet të sqarojnë rrethanat dhe të vlerësojnë nëse ka pasur keqtrajtim ndaj së miturës.
Në këtë situatë u përfshi edhe Martín Migueles, i cili mori gjithashtu telefonatën e vajzës dhe shoqëroi Wanda-n në banesën e Icardit. Sipas një videoje që qarkulloi në internet, partneri i showgirl-it ndërhyri për të mbrojtur të miturën dhe u përball drejtpërdrejt me sulmuesin.
Nga ana e tij, Icardi nuk u tërhoq përballë kërkesave të ish-bashkëshortes dhe iu përgjigj me tone sfiduese. “Le të shkojë Wanda të bëjë denoncimin. Le të paraqitet me një vendim të gjykatës dhe atëherë do t’ia dorëzoj”, mësohet të ketë deklaruar futbollisti.
Kjo përgjigje duket se ka acaruar Miguelesin, i cili i drejtoi një paralajmërim të ashpër argjentinasit, duke përmendur edhe emrat e L-Gante dhe Maxi Lopez-it, dy personazhe të lidhura më parë me jetën sentimentale të Wanda Nara-s.

