New York kalon në Toronto në kohën shtesë

Një kosh për tri i Jalen Brunson vetëm 33 sekonda nga fundi i dhuruan Neë York fitoren në Toronto ku Raptos u dorëzuan vetëm në kohën  shtesë. Ekipi kanadez i sjell fat kampionëve në fuqi, të cilët numërojnë 14 fitore radhazi. Në Konferencën e Perëndimit vazhdojnë të fitojnë Lakers, të cilët mposhtën Suns në Finiks. E njëjta gjë vlen edhe për Spurs, të cilët fituan në Salt Lake Siti.

Boston fituan në shtëpi përballë Dallas ndërsa triumf mori edhe Filadelfia kundër Indianas, të cilat janë ngjitur në vendet e para të Konferencës së Lindjes. OKC u rikthye te fitorja pas tri humbjeve radhazi ndërsa Houston shkatërroi Washington duke lënë Trae Young me zero pikë për herë të parë në karrierën e tij.