Zidane përgenjeshtron zërat për probleme me Mbappe

Zinedine Zidane ka mohuar kategorikisht raportimet për tensione në raportin e tij me Kylian Mbappenë. Francezi ka theksuar se marrëdhënia mes tyre është shumë e mirë dhe se nuk ekziston asnjë problem mes tyre.

“Unë nuk e kuptoj nga vijnë këto gjëra, por nuk është ndonjë problem i madh. Kam një marrëdhënie trajner-lojtar me të dhe gjithçka po shkon në mënyrë perfekte. Nuk mund t’i ndal njerëzit të thonë çfarë të duan, por këto janë marrëzi. Është për të ardhur keq dhe mjaft bezdisëse”, deklaroi Zidane.