Sinner zbulon ndërhyrjen kirurgjikale

Jannik Sinner ka zbuluar se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e bajameve, si pasojë e së cilës ka humbur shumë peshë. Tenisti italian ka treguar se aktualisht po punon për të rikuperuar formën fizike dhe për të rifituar masën muskulore.

“Po përpiqem të rikuperoj masën muskulore. Disa javë më parë iu nënshtrova një operacioni për heqjen e bajameve dhe kam humbur shumë peshë. Ndoshta kjo duket edhe në fytyrën time. E bëra këtë ndërhyrje tani, me synimin për t’u rikthyer edhe më i fortë se më parë. Shpresoj të ketë qenë vendimi i duhur”, deklaroi Sinner. Tenisti italian e bëri të ditur këtë nëpërmjet një videoje të publikuar në kanalin e tij në YouTube, në serinë “Jannik Sinner Unfiltered”.

Bëhet fjalë për episodin e tretë të kësaj serie, i cili i kushtohet tërësisht procesit të rikuperimit të tij. Në video shfaqen seancat e fizioterapisë, ushtrimet e forcës dhe puna që po kryen për t’u rikthyer në fushën e tenisit. Kjo është një pjesë e përgatitjeve të sportistëve që rrallëherë kapet nga kamerat, pasi përfshin punën e përditshme dhe përpjekjet që kërkohen për të rifituar formën optimale fizike. Sinner tashmë ka nisur procesin për të rikuperuar kilogramët e humbur dhe masën muskulore, me objektivin për t’u ri