Seria e fitoreve radhazi ndalet në tetë për Golden State, e cila u mposht në Houston, por edhe humbi shërbimet e Steph Curry, i cili u dëmtua në takimin përballë Rockets. Sa i përket Spurs-ave, vazhdojnë serinë e tyre të fitoreve duke mposhtur edhe Bulls-at. Në Chicago miqtë shkuan në disavantazh të 22 pikëve, por mundën që të rikuperonin për të arritur fitoren e dhjetë radhazi. Fitore me përmbysje mori edhe Boston pasi fitoi në Toronto edhe pse Raptors në një pikë të ndeshjes kishin 22 pikë më shumë se Celtics. Goditje në transfertë bëri edhe skuadra e Cleveland, e cila triumfoi në New York ashtu siç bëri Denver në Memphis dhe Lakers në Milwaukee.

