FIFPRO ka publikuar formacionin më të mirë të vitit 2026 dhe ajo që bie në sy është mungesa e Harry Kane, fituesit të “Topit të Artë”.
Futbollistët profesionistë kanë preferuar një sulm të përbërë nga Haland, Mesi, Mbape dhe Jamal duke lënë jashtë Kejn, i cili është kësisoj mungesa e madhe e kësaj liste.
Në mesfushë janë Bellingham, Vitinja e Rodri, ndërsa në mbrojtje është treshja Kubarsi-Mendesh-Hakimi para David Raja.
“Vendosur ekskluzivisht nga 19.806 futbollistë profesionistë meshkuj në mbarë botën. Nga lojtarët, për lojtarët”.

