Nasr e Charles s’falin Dinamon, Skënderbeu në vend te pestë

Skënderbeu i Julian Ahmatajt ka marrë tri pikë të rënda në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Abissnet Superiore. Nasr (70’) dhe Charles (85’) kanë ndëshkuar Dinamo City-n duke larguar kështu kështu ekipin e Ilir Dajës nga pretendimet për titull.

Tri pikët në Korçë kanë dërguar bardhekuqtë në kuotën e 15 pikëve, të cilat i lejojnë të qëndrojë në mesin e tabelës, vendin e pestë. Ndërsa Dinamo City mban vendin e tretë me dy pikë më shumë.