Egjipti shkarkon trajnerin

Një vendim surprizë ka ardhur nga Federata Egjiptiane e Futbollit, e cila ka shkarkuar Hossam Hassan nga posti i trajnerit të kombëtares. Në vend të tij është emëruar Ali Maher, aktualisht në krye të Ceramica Cleopatra, skuadër që militon në elitën e futbollit egjiptian.

Federata konfirmoi se Maher do të drejtojë “Faraonët” në dy ndeshjet e ardhshme kundër Malavit, të programuara për 13 dhe 17 nëntor, në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Kombeve të Afrikës 2027.