Rodri zbulon se kur do të rikthehet nga dëmtimi

Barcelona ka marrë një lajm shqetësues pas lëndimit të mesfushorit Rodri, i cili u detyrua të largohej nga fusha në ndeshjen ndaj Aston Villas në Ligën e Kampionëve. Sipas raportimit të mediumit “SPORT”, 30-vjeçari pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth një muaj.

Megjithatë, mesfushori spanjoll ka një objektiv të qartë: të rikthehet në kohë për përballjen ndaj ish-klubit të tij, Manchester Cityt.Kjo ndeshje është planifikuar të zhvillohet më 8 dhjetor në stadiumin “Spotify Camp Nou”.

Rodri fillimisht ishte i dëshpëruar pas lajmit për shkallën e lëndimit, por tashmë është më optimist për procesin e rikuperimit.Që nga transferimi i tij te Barcelona, spanjolli është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Hansi Flick.

Ai ka qenë pjesë e 14 prej 15 ndeshjeve të zhvilluara nga katalanasit këtë sezon, duke dëshmuar rëndësinë e tij në mesfushë.

Për shkak të lëndimit, Rodri do të mungojë në disa përballje të rëndësishme, përfshirë ato ndaj Atletico Madridit dhe Villarrealit.Ai pritet të humbasë gjithashtu ndeshjet ndaj Sabahut, Deportivo de A Corunas dhe Celta Vigos.Megjithatë, objektivi kryesor i tij mbetet rikthimi për duelin e madh ndaj Manchester Cityt.

Për Rodrin, kjo përballje do të ketë një domethënie të veçantë, pasi do të përballet me klubin ku kaloi vite të suksesshme dhe fitoi trofe të rëndësishëm.Në Barcelonë shpresojnë që mesfushori të jetë i gatshëm, por nuk dëshirojnë të rrezikojnë me rikthimin e tij para kohe.