Presidenti i Comos zbulon ambicien e madhe: Duam të luajmë si Barcelona

Como vazhdon të rritet me hapa të shpejtë në futbollin italian dhe atë europian, ndërsa presidenti i klubit, Mirwan Suwarso, ka zbuluar filozofinë që synojnë të ndjekin në vitet e ardhshme.

Në një intervistë për “TNT Sports”, drejtuesi indonezian bëri të qartë se Como dëshiron të ndërtojë një identitet loje të ngjashëm me atë të Barcelonës, ndërsa në merkato synon të marrë shembull nga Brightoni dhe Brentfordi.

“Sa i përket ADN-së së futbollit, ne duam të bëhemi si Barcelona. Duam të kemi fokusin te mbajtja e topit, presioni i lartë dhe posedimi, pra një futboll atraktiv”, deklaroi Suwarso.