Interi duket se ka vështirësi në këto momente në repartin e avancuar dhe tashmë zikaltrit janë në “gjyq” pas derbit ky pikërisht sulmi ishte ai që la shumë për të dëshiruar, edhe për shkak të mungesës së alternativave për trajnerin Kristian Kivu.
Interi prej kohësh është në kërkim të një tjetër futbollisti në repartin e avancuar dhe tashmë sulmuesi i pestë mund të bëhet një emër që njeh shumë mirë zikaltrit, ish-kapiteni Mauro Ikardi. Sulmuesi argjentinas, i larguar mes shumë polemikash nga kjo skuadër, ka deklaruar hapur se ëndërron një mbyllje tjetër të historisë së tij me këtë ekip.
“Të kthehesha tek Interi do të ishte diçka e veçantë. Kam kaluar vite të rëndësishme aty, të vishja atë fanellë dhe shiritin e kapitenit më ndihmoi të formohesha si njeri. Fundi ishte i dhimbshëm dhe do të doja shumë mundësinë për ta mbyllur atë kapitull në një mënyrë tjetër”, janë fjalët që pat thënë pak kohë me parë Ikardi
Një apel i cili për momentin nuk ka marrë përgjigje nga Interi, edhe pse nënshkrimi me sulmuesin do të ishte i lehtë meqë ai aktualisht është pa skuadër. Por drejtori sportiv për momentin po sheh opsione mes emrave më të rinj në moshë si Varela dhe Robinson të Monzës, apo Pol Mendi i Kaljarit.

