Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve, edhe pse së fundmi është vlerësuar nga “France Football” me çmimin B.O.A.T. (Best Ballon d’Or of All Time), si fituesi më i mirë i Topit të Artë në histori, falë triumfit të vitit 2008. Këtë herë, kritikat ndaj yllit portugez kanë ardhur nga Erik ten Hag, ish-trajneri i tij te Manchester United.
Në një intervistë për ESPN, tekniku holandez vlerësoi vendin e Ronaldos në historinë e futbollit, por u shpreh se sulmuesi nuk ka arritur të shfaqë potencialin e tij të plotë gjatë viteve të fundit. “Cristiano Ronaldo i përket elitës botërore, por realiteti është se në shtatë apo tetë vitet e fundit nuk ka arritur të shprehë potencialin e tij. Që nga koha te Juventusi, gjithçka kishte përfunduar. Kur Real Madridi e la të largohej, ai tashmë ishte në rënie”, deklaroi Ten Hag.

