Një lajm i papritur për të ardhmen e Vedat Muriqit është publikuar në mediat turke, ku raportohet se sulmuesi kosovar mund të largohet nga Fenerbahçe gjatë afatit kalimtar të janarit. Sipas mediumit spanjoll “Fichajes”, Valencia e ka përfshirë 32-vjeçarin në listën e kandidatëve për përforcimin e repartit ofensiv dhe po shqyrton mundësinë e transferimit të tij. Klubi spanjoll synon të afrojë një qendërsulmues gjatë afatit kalimtar dimëror, ndërsa preferenca e tij është që transferimi të realizohet në formë huazimi. Përveç Muriqit, në listën e Valencias ndodhen edhe dy emra të njohur të futbollit evropian, Artem Dovbyk dhe Richarlison.

