Rusia rikthehet në hockey

Rusia do të rikthehet në Kampionatin Botëror të hokejit mbi akull që nga sezoni 2026-2027. Vendimi është marrë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), e cila ka urdhëruar Federatën Ndërkombëtare të Hokejit mbi Akull (IIHF) të lejojë sërish pjesëmarrjen e ekipeve ruse në garat e saj.

Vendimi i së premtes vjen pavarësisht kundërshtimit të federatës ndërkombëtare, e cila i kishte përjashtuar sportistët rusë nga kompeticionet e saj pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.