Flori Spahija rikthehet te Vllaznia

Klubi i Vllaznisë ka zyrtarizuar sot rikthimin e mbrojtësit Flori Spahija në skuadër. Një tjetër përforcim ky për prapavijën e skuadrës shkodrane, pas Andi Hadrojt që u prezantua një ditë më parë në “Loro Boriçi”.

“Flori Spahija rikthehet kuq e blu! Sërish me fanellën e Vllaznisë, për të dhënë më të mirën për këto ngjyra dhe tifozët shkodranë. Mirë se u riktheve në shtëpi, Flori!” – shkruan klubi shkodran në faqen zyrtare.

Spahija, 23 vjeç, është rritur tek ekipet e moshave të Vllaznisë. Ai ka pasur edhe një eksperiencë në Kosovë, te Prishtina dhe Vjosa. Luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe në qendër të saj. Tshmë me më shumë eksperiencë, Spahija rikthehet për të qenë protagonist me fanellën e Vllaznisë.