Një vit në koma, Daniel Goncalves ndërron jetë

Futbollisti portugez me origjinë angoleze, Daniel Goncalves, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare, pas më shumë se një viti në koma. Mbrojtësi i krahut të majtë humbi ndjenjat më 9 shtator 2025, gjatë një seance stërvitore me Polonia Nysa, klub që garon në kategorinë e katërt të futbollit polak.

Goncalves u rrëzua në tokë pasi pësoi një arrest kardiak. Që nga ai moment, ai qëndroi i shtrirë në shtrat në gjendje kome. Pavarësisht një përmirësimi që i mundësoi të merrte frymë në mënyrë të pavarur, në fund ai nuk arriti ta fitonte betejën për jetën. Klubi kishte theksuar vazhdimisht se futbollisti kishte marrë miratimin e mjekut sportiv për të marrë pjesë në stërvitje dhe ndeshje, në përputhje me kërkesat e përcaktuara nga Federata Polake e Futbollit.