Nga anektoda urbane tek legjenda historike e ..Vorës! Shumë vite më parë, tregohej një anektodë e tillë : një autobus me turistë po kalonte në rrugën përballë qytetit të Vorës. Kur shoqëruesi i grupit në mikrofon pati njoftuar :Ky është qyteti i Vorës, turistët u kapën të përgjumuar. Dhe kur hapën sytë, pyetën : “ Ku është? Ku është? Shoqëruesi ia preu : “ Kaloi, kaloi …” Kjo anektodë tregohej për të thënë se Vora ishte qytet i vogël, aq sa dukej nga rruga, dhe me makinë të “fluturonte” po nuk e kishe mëndjen dhe sytë gati..
Tani, le të kalojmë nga anektoda urbane tek..legjenda në futboll! Vora e vogël i ka bërë 4 gola Partizanit të madh,vetëm disa ditë më parë. Jo vetëm 4 gola, por edhe është argëtuar me Partizanin, kampionin e disafishtë, duke shijuar edhe gola me “telekomandë” nga distanca. Mirë kjo, por edhe në klasifikim ,Vora është sipër dhe Partizani është poshtë, shumë poshtë sa nuk i beson syve kur e shikon të fundit…
Sikur nuk mjaftuan 4 golat, lindi edhe anektoda pas humbjes turperuese. Kur e pyetën trajnerin Bellai, si ia gjeti “midenë” Partizanit, paska dhënë këtë përgjigje: “ Hera e parë që më ka ndihmuar shumë një emision televiziv. Një tifoz i Partizanit doli me tabelë në studio dhe shpjegoi disa hollësira dhe detaje për mangësitë e ekipit të tij. Tani them ..ishalla del prapë ndonjëri,uke bërë skema në studio !”
Sfidanti.al

