Muçi: Me Beshiktashin një fitore e rëndësishme!

Trabzonspor i Muçit mposhti mbrëmjen e kaluar Beshiktashin në një duel delikat, i cili nuk vlente vetëm tri pikë për shqiptarin.

Sulmuesi kuqezi ishte protagonist i një takimi mjaft të mirë, por i mungoi vetëm goli ndërsa pas tij ai doli përpara gazetarëve për të komentuar tri pikët.

“Për ne ishte një fitore me rëndësi sepse Beshiktashi është një rival i fortë. Jam i lumtur që arritëm të fitonim përpara tifozëve tanë”, tha Muçi, i cili ka përpara se të transferohej në Trabzon ka mbrojtur ngjyrat e Beshiktashit. 25-vjeçari shikon përpara dhe fton shokët e skuadrës që të fokusohen në ndeshjen e radhës atë përballë Hearts, e vlefshme për fazën e ligës të Conference League 2026-2027.