Gjyqtari kroat Ante Culina do të vendosë drejtësi në sfidën Aarhus-Egnatia në Conference League, takim që do të zhvillohet të enjten në mbrëmje në orën 21:00. 33-vjeçari nuk ka asnjë precedentë me ekipet shqiptare, apo kombëtaren shqiptare.
Kroati është një arbitër dorëlëshuar në kartonët e verdhë, pasi këtë sezon në 8 ndeshje ka akorduar 27 kartonë të verdhë.

