Arsène Wenger po përmendet gjithnjë e më shumë si një alternativë e mundshme për presidencën e FIFA-s. Në prag të kongresit zgjedhor të parashikuar më 18 mars në Rabat të Marokut, ku Gianni Infantino synon të marrë një mandat të ri në krye të institucionit më të lartë të futbollit botëror, ish-trajneri i Arsenalit po fiton mbështetjen e disa drejtuesve të futbollit europian.
Sipas raportimit të L’Équipe, disa përfaqësues pranë UEFA-s e shohin Wengerin si një emër të mundshëm për të sfiduar Infantinon. Francezi aktualisht mban detyrën e drejtorit të zhvillimit global të futbollit në FIFA, çka i jep njohuri të thella mbi strukturën dhe funksionimin e institucionit.

