Wanda Nara nxjerr në shitje fanellën e Icardit për vetëm 12 euro

Përplasja mes Wanda Nara-s dhe Mauro Icardit vazhdon edhe pas divorcit, me rrjetet sociale që janë kthyer sërish në arenën e thumbimeve mes tyre. Këtë herë, protagonistja është Wanda, e cila ka tërhequr vëmendjen me një veprim që është bërë viral në internet.

Përmes profilit të saj në Instagram, ajo u ka bërë të ditur ndjekësve se ka nxjerrë në shitje në dyqanin e saj online një fanellë të vjetër të kombëtares së Argjentinës, që i përkiste ish-bashkëshortit të saj, Mauro Icardi.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen nuk është vetëm shitja e fanellës, por edhe çmimi dhe përshkrimi që Wanda i ka vendosur produktit. Fanella është ofruar për 20 mijë pesos argjentinas, që sipas raportimit korrespondojnë me rreth 12 euro.

Por goditja e vërtetë ndaj sulmuesit duket se fshihet tek përshkrimi i artikullit. Wanda e ka prezantuar fanellën me fjalët: “Fanellë origjinale e një ish-lojtari”.