Xhani Infantino ka kërkuar sërish falje për projektin e tij, ku synonte të shiste aksionet e kupës së botës. Nisma u tërhoq pak ditë pasi doli në publik, por mënyra se si u përgatit dhe mungesa e konsultimit me Këshillin kanë shkaktuar pakënaqësi brenda institucionit.
Në mbledhjen e FIFAs në zyrih, Infantino pranoi se kishte pasur gabime në procesin e komunikimit dhe konsultimit. Megjithatë, ai theksoi se projekti ishte vetëm një propozim dhe nuk përbënte një marrëveshje të përfunduar. Sipas tij, objektivi ishte sigurimi i më shumë fondeve për 211 federatat anëtare të FIFA-s.
“Para së gjithash kërkova falje për gabimet që bëmë në lidhje me procesin e komunikimit dhe konsultimit në lidhje me projektin FIFA Forëard Enterprise, të cilat çuan në shumë pasoja. Por ajo që është e rëndësishme të mbahet mend është se ishte një propozim dhe në asnjë mënyrë një marrëveshje e kryer, që në të vërtetë synonte t’i mundësonte FIFA-s të investonte më shumë në shoqatat anëtare, në vend që të zëvendësonte mbështetjen nga burimet ekzistuese.”
Por shpjegimet e presidentit nuk i bindën të gjithë. Debbi Hewitt, kryetare e Federatës Angleze të Futbollit dhe zëvendëspresidente e FIFA-s, deklaroi pas takimit se shumë prej pyetjeve të ngritura nuk morën përgjigje, përfshirë kërkesën për të pasur qasje në dokumentacionin e projektit.
Edhe Federata Gjermane e Futbollit ka shprehur pakënaqësi për mënyrën se si është drejtuar çështja. Ndërkohë, UEFA ka kërkuar dokumentet që lidhen me FIFA Foruard Enterprise dhe ka ndërmarrë hapa ligjorë në Shtetet e Bashkuara për të siguruar publikimin e tyre.

