Situata e tensionuar e sigurisë në Arabinë Saudite ka shkaktuar shqetësim edhe në botën e futbollit. Mbyllja e aeroporteve pas sulmeve të milicive Huthi nga Jemeni ka krijuar vështirësi të mëdha për lëvizjen e sportistëve dhe ka detyruar organizatorët të shtyjnë disa ndeshje të rëndësishme të kampionatit vendas. Ndërkohë, Cristiano Ronaldo ka zgjedhur të qëndrojë në Riad, duke shprehur mbështetjen e tij për vendin ku jeton dhe luan prej janarit të vitit 2023.
Situata u përshkallëzua edhe para ndeshjes së Al Nassr kundër Neftchi Ferganës së Uzbekistanit, në Champions League të Azisë. Një kërcënim i mundshëm sulmi në kryeqytetin saudit shkaktoi alarm dhe bëri që takimi të shtyhej me rreth një orë. Megjithatë, ndeshja u zhvillua normalisht, me Ronaldon që shënoi dhe festoi golin e tij të 981-të në karrierë. Sulmuesi portugez u shfaq me një shall në ngjyrat e flamurit saudit dhe iu bashkua thirrjeve në mbështetje të vendit. “Jam portugez, por i përkas Mbretërisë së Arabisë Saudite”, ishte mesazhi që përcolli ylli i Al Nassr, sipas raportimit të medias spanjolle “AS”.

