Verstappen godet sërish: Formula 1 si kopsht zoologjik

Maks Verstappen nuk i kursen kritikat ndaj botës së Formula 1. Katër herë kampioni i botës flet hapur për vështirësitë në fillim të sezonit, presionin dhe mungesën e qetësisë në ambientet e garave. Maks Verstappen nuk është nga ata pilotë që i fshehin mendimet e tyre. Holandezi i Red Bullit ka kritikuar vazhdimisht drejtimin që po merr Formula 1 dhe, në një intervistë për gazetën “De Telegraaf”, ka zbuluar edhe anën e tij më emocionale.

Fillimi i sezonit 2026 ishte veçanërisht i vështirë për të, aq sa pranoi se kishte menduar edhe të hiqte dorë. Ndryshimet teknike dhe motorët e rinj e komplikuan situatën, ndërsa makina nuk i plotësonte pritshmëritë e tij. Megjithatë, Verstappen vendosi të vazhdonte, duke besuar se gjërat mund të përmirësoheshin. Piloti 29-vjeçar këmbëngul se kritikat e tij nuk kanë për qëllim të tërheqin vëmendjen, por të evidentojnë problemet dhe të propozojnë zgjidhje. Për të, rezultati mbetet prioriteti kryesor, ndërsa marrëdhënia me njerëzit e Red Bullit dhe ndjesia se vlerësohet janë po aq të rëndësishme për të ardhmen.