Egnatia-Midtjylland postohet në Elbasan

Sfida e Conference League mes Egnatias dhe danezëve të Midtjylland, do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 18:45. Spostimi i ndeshjes nga “Air Albania” në Elbasan është bërë për shkak sigurie, duke u nisur nga situata e protestave që po kalon kryeqytetit ditët e fundit. Kampionët e Shqipërisë do ta nisin kështu në Elbasan rrugëtimin e tyre në fazën e ligës të Conference League, ku kanë shkuar për herë të parë në histori.