Beteja ligjore Juventus-Ronaldo vazhdon

Beteja ligjore mes Juventus dhe Cristiano Ronaldo për pagat e prapambetura të periudhës së pandemisë Covid nuk ka përfunduar ende. Klubi bardhezi ka paraqitur një ankimim në Gjykatën e Kasacionit, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Torinos në janar, i cili la në fuqi vendimin e arbitrazhit pro portugezit.

Kjo çështje e ka origjinën nga e ashtuquajtura “karta Ronaldo” prej 19,6 milionë eurosh për shtyrjen e pagave në vitin 2021, marrëveshje që u zbeh pas kalimit të sulmuesit te Manchester United, duke bërë që lojtari t’i drejtohet gjykatës.