Dani Olmo ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2030, megjithatë, interesimi i disa prej klubeve më të mëdha të Evropës për të është shtuar ditëve të fundit. Bayern Munichu prin në garë.
Olmo dëshiron të ketë më shumë minuta të rregullta në fushë dhe asgjë nuk ia garanton një vend titullari nën drejtimin e Hansi Flickut, ndërsa Fermin Lopez po i bën konkurrencë të fortë për rolin e organizatorit të lojës. Gazeta spanjolle “Sport” raporton se Olmo është një nga prioritetet e Bayern Munichut për sezonin e ardhshëm.
Drejtuesit e klubit bavarez besojnë se Jamal Musiala ose Michael Olise, madje edhe të dy, mund të largohen, pavarësisht se bëjnë pjesë ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës dhe janë në gjendje të bëjnë diferencën për një ekip që synon të fitojë çdo trofe.

