Në vitin 2025, Mikel Arteta dhe Arsenali u kualifikuan për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve duke eliminuar Real Madridin e Carlo Ancelottit. Një vit e gjysmë më vonë, trajneri spanjoll dhe “Topçinjtë” përballen me një tjetër Ancelotti në rrugën e tyre, Davide, i cili është në stolin e Lille që nga kjo verë. Arteta foli për Sky Sport në prag të ndeshjes.
Dëmtimet e Zubimendi dhe Hincapie.
“Këto gjëra ndodhin, për fat të keq. Ata u dëmtuan në stërvitje pas ndeshjes kundër Leeds. Do të ishte më mirë nëse disa gjëra nuk do të ndodhnin, por kur intensiteti dhe ndërhyrjet rriten, mund të ndodhin. Jam shumë i zhgënjyer, sepse janë dy lojtarë të shkëlqyer dhe të rëndësishëm”.
Te Lille, rigjeni Giroud. A ka një raport të veçantë?
“Olivier është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme në nivelin më të lartë dhe është gjithashtu një njeri shumë i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes. Shpresoj që Emirates t’i bëjë nderimin që meriton pas kaq shumë ndeshjeve së bashku. Jam shumë i lumtur ta shoh përsëri”.
Çfarë ke më shumë frikë te Lille? Për çfarë duhet të jesh më i vetëdijshëm?
“Shumë gjëra. Davide e ka organizuar ekipin shumë mirë, e ka filluar sezonin në mënyrë mbresëlënëse, është shumë vertikal dhe gjithashtu ka një ekuilibër të mirë mbrojtës.”
Si reagove ndaj lajmit për 115 shkeljet e rregullave të Manchester City? A po e shikon atë që ke përjetuar vitet e fundit në një dritë tjetër?
“Jo, është ende një proces në vazhdim dhe nuk kam asgjë për të komentuar për momentin”.

