Kategoria e Parë, Besa mposht Ilirinë, Pogradeci tregon forcën

Sapo kanë përfunduar 4 ndeshjet e ditës së sotme të vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë së Parë.

Besa ka mposhtur 2-0 Ilirinë, falë golave të shënuar nga Danaj dhe Ruzgis në pjesën e parë. Sfida është dominuar nga kavajasit, që falë këtij trepikëshi ngjiten në kuotën e 10 pikëve në klasifikim.

Pogradeci tregon forcën në Peshkopi, duke mposhtur 2-0 Korabin vendas. Liqenorët shënojnë dy gola në pjesën e dytë dhe ngjiten të vetëm në krye të renditjes së Kategorisë së Parë, me 11 pikë pas 5 ndeshjeve të luajtura.

Korabi ka mposhtur 2-0 Orikun e vendit të fundit në “Selman Stermasi”. Beshiraj me 2 gola të shënuar ka qenë heroi i krutanëve në këtë takim.

Është mbyllur në barazim pa gola 0-0 sfida Burreli-Besëlidhja.