Nico Gonzalez ka përmbysur gjithçka brenda pak muajsh, duke kaluar nga një largim i mundshëm te një rinovim i rëndësishëm me Juventusin. Sulmuesi argjentinas pritet të paraqitet sot në selinë e klubit bardhezi për të firmosur kontratën e re, e cila do ta mbajë në Torino deri në vitin 2030.
Verën e kaluar, e ardhmja e Gonzalezit te Juventusi ishte e pasigurt. Pas kthimit nga huazimi tek Atletico Madrid, largimi i tij dukej një mundësi konkrete. Megjithatë, paraqitjet e mira dhe ndikimi në ndeshjet e para të sezonit kanë ndryshuar plotësisht situatën, duke bindur drejtuesit dhe stafin teknik se argjentinasi është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën.

