Toni Kroos duket se ka vendosur të fillojë zyrtarisht karrierën si trajner, pasi ka lënë futbollin e luajtur. Ish-futbollisti i Gjermanisë dhe Real Madrid, 36 vjeç, ka nisur kontaktet me Federatën Spanjolle të Futbollit për t’u regjistruar në një kurs trajnerësh për ish-profesionistët.
Kroos e ka tashmë një licencë trajneri, që e lejon të punojë deri në nivelin e tretë, por i mungon licenca e nevojshme për të drejtuar një skuadër të divizionit të parë. Prë sezonin 2027-2028, nëse gjithçka shkon mirë me kursin, Toni Kroos mund të ulet në stolin e një klubi të dorës së parë. Mbetet për t’u parë pastaj se cila do të jetë zgjedhja e njërit prej ish-mesfushorëve më të mirë të viteve të fundit.

