Manchester City nën presion për sponsorin kinez

Manchester City po përballet me një tjetër polemikë jashtë fushës, këtë herë për shkak të sponsorit të tij OKX. Kompania e kriptomonedhave është gjobitur me afro 400 milionë paundë në Shtetet e Bashkuara për shkelje të rregullave kundër pastrimit të parave, ndërsa brenda industrisë së futbollit po ngrihen pikëpyetje për faktin që klubi anglez vazhdon bashkëpunimin me të.

OKX, e drejtuar nga miliarderi kinez Mingxing “Star” Xu, u gjobit vitin e kaluar me 504 milionë dollarë, rreth 381 milionë paundë, nga autoritetet amerikane. Një gjykatë në Nju Jork e akuzoi kompaninë se kishte lehtësuar transaksione të dyshimta dhe të ardhura të lidhura me aktivitete kriminale në vlerë prej më shumë se 5 miliardë dollarësh.