Olise vendos kushtin marramendës për rinovimin me Bayernin

Michael Olise është gati të zgjasë qëndrimin te Bayern Munich, por francezi ka vendosur një kusht të fortë për të firmosur kontratën e re me gjigantin bavarez.

Bayerni po punon për të blinduar 24-vjeçarin, duke synuar zgjatjen e kontratës nga viti 2029 deri në vitin 2032. Klubi gjerman raportohet se i ka ofruar gjithashtu një rritje të ndjeshme të pagës, që mund të arrijë rreth 24 milionë euro në vit, duke e afruar atë me nivelin e Harry Kane dhe Jamal Musialas.