Roger Federer ka folur për Jannik Sinner-in, Carlos Alcaraz-in dhe Alexander Zverev-in në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, me rastin e Laver Cup.
Për Sinner-in, ish-tenisti zviceran është i qartë: “Me fitoret e këtij viti, Sinner ka treguar se është më i forti për momentin. Tani është i dëmtuar, por deri atëherë kishte luajtur shumë mirë.”
Federer ka fjalë të mëdha vlerësimi edhe për Carlos Alcaraz-in. “Ta shohësh Alcarazin duke luajtur është thjesht një kënaqësi. Ai djalë është një gjeni në fushë. Është e pabesueshme sasia e goditjeve që arrin të krijojë.”

