Barcelona po monitoron nga afër një prej talentëve të rinj të futbollit brazilian. Bëhet fjalë për Arthur Dias, mbrojtës 19-vjeçar i Athletico Paranaense, i cili së fundmi mori edhe ftesën e parë nga Carlo Ancelotti për Kombëtaren e Brazilit.
Sipas raportimeve nga Spanja dhe Brazili, João Amaral, shefi i skautizmit të Barcelonës, ishte i pranishëm në stadium për të ndjekur nga afër Dias gjatë ndeshjes së Athletico Paranaenses kundër Bahias. Prania e tij shihet si një tregues se klubi katalanas po e vlerëson seriozisht profilin e mbrojtësit, edhe pse deri tani nuk ka paraqitur ofertë zyrtare.

