Mourinho hedh poshtë presionin për Diomande: Formacionin e vendos unë

Jose Mourinho ka hedhur poshtë sugjerimet se është nën presion për ta aktivizuar Yan Diomande nga minuta e parë te Real Madridi.

Trajneri portugez i dha talentit të ri mundësinë për ta nisur për herë të parë një ndeshje si titullar në “Santiago Bernabeu”, por këmbënguli se vendimet e tij për formacionin bazohen vetëm në vlerësimet taktike dhe në zhvillimin afatgjatë të skuadrës. Pas fitores 4-1 ndaj Rayo Vallecanos në La Liga, Mourinho foli për zgjedhjet e tij në formacion, ndërsa vëmendja e mediave u përqendrua veçanërisht te Diomande.

Pavarësisht pritshmërive të mëdha të tifozëve ndaj lojtarit të ri, Mourinho e bëri të qartë se nuk ndikohet nga presioni i jashtëm.

“Jam paksa shumë i vjetër për të ndier presion që ta aktivizoj. Ka skuadra ku duhet të lutesh që askush të mos lëndohet dhe ka skuadra të tjera ku ke shumë alternativa”, deklaroi Mourinho.

“Jam 100 për qind i sigurt se nëse Diomande nuk do të luante sot, pyetja e parë do të ishte pse nuk po luan dhe kur do të luajë.”

“Stoli ynë është i mbushur me cilësi dhe pas çdo ndeshjeje do të ketë pyetje pse luan njëri dhe jo tjetri”, shtoi portugezi.