Thomas Strakosha ka pësuar një dëmtim në kyçin e dorës, i cili do ta detyrojë portierin e Kombëtares shqiptare të qëndrojë jashtë fushave për disa javë.
Ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar se Strakosha ka pësuar një krisje në kyçin e dorës. Për shkak të këtij dëmtimi, portieri kuqezi pritet të mungojë në ndeshjet e ardhshme të AEK-ut deri në ndërprerjen e kampionatit për shkak të angazhimeve të kombëtareve. Në këtë mënyrë, Strakosha do të humbasë tri ndeshjet e radhës të skuadrës greke: transfertën ndaj Asteras Tripolis AKTOR, sfidën në shtëpi kundër Panserraikos dhe takimin jashtë fushe me Volos.
Portieri shqiptar nuk ishte në dispozicion as në ndeshjen e fundit të AEK-ut, në fitoren ndaj LASK-ut në fazën e ligës së Champions League. Sipas raportimit të medieve greke, rikthimi i Strakoshës pritet pas ndërprerjes së kampionatit. Ndeshja e parë e AEK-ut pas pushimit të kombëtareve do të jetë ndaj OFI-t, në periudhën 10-12 tetor, për javën e gjashtë të Superligës greke.
Mungesa e Strakoshës përbën një shqetësim jo vetëm për AEK-un, por edhe për Kombëtaren Shqiptare, e cila do të luajë nga 26 shtatori deri më 6 tetor katër ndeshjet e para ta fazës së grupeve të Nations League. Sipas të gjitha gjasave, Strakosha nuk do të jetë në gjendje të japë kontrobut në kë ndeshje.

